Sot në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i Ligës së Evropës, ku u mësuan çiftet e fazës së 1/16-ës së kësaj gare.
Dy favoritët për ta fituar këtë trofe, Liverpooli dhe Bayer Leverkuseni kanë teste më të lehta, ndërsa ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Romës dhe Brightonit.
Liverpooli ndeshjen e parë e luan si mysafir kundër Sparta Prague, sikurse Bayer Leverkuseni që luan si mysafir i Qarabagut.
Ndërkaq, Milani do të përballet me skuadrën e Slavia Prague.
Shortin e plotë të 1/16-ës së Ligës së Evropës e gjeni më poshtë.