Fjalë Kyçe

HIMARS-i amerikan i shkatërron Rusisë radarin që kushton 250 milionë dollarë

HIMARS-i amerikan i shkatërron Rusisë radarin që kushton 250 milionë dollarë

Nëpërmjet sistemit raketor HIMARS, trupat ukrainase shkatërruan një automjet lufte që i takonte Rusisë.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka publikuar pamjet kur sistemi amerikan që shkatërron në distancë, i ka vënë flakën radarit rus kundër zjarrit, i njohur si radari 1K148 Yastreb-AV.

Sipas Ukrainës, ky automjet kushton rreth 250 milionë dollarë.

Nuk është bërë i ditur lokacioni i sulmit e as data.

Ukraina është pajisur me sistemin HIMARS nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA-ja ka ndihmuar me miliarda dollarë në luftë kundër agresionit rus.