Disa pllaka të ndryshkura janë hequr nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, por për heqjen e tyre deputeti i AAK-së, Muharrem
Nitaj, kishte kërkuar që një kohë të gjatë të largohen nga aty.
Ai në një status në Facebook ka publikuar videon e largimit të këtyre pllakave duke ironizuar me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.
Nitaj ka treguar se kur ia kishte kërkuar heqjen e tyre Veselit por ai i kishte thënë se “ishin vlerë artistike”.
Ja postimi i plotë i tij:
Edhe një ndryshk u hoq nga Kuvendi!
Kur ia pata kerkuar Kryetarit te Kuvendit heqjen e llamarinave te ndryshkura nga oborri i Kuvendit, tha se i kishin thene se “ishin vlerë artistike”😂😂😂