Eitan, 5-vjeçari është i vetmi që i mbijetoi tragjedisë së teleferikut në Stresa Mottarone, ku humbën jetën 14 persona.
Ndërkohë sipas mediave të huaja, burime nga spitali Regina Margherita në Torino, ku dhe po kurohet i mituri, kanë thënë se fëmija mund të ketë shpëtuar nga përqafimi i babait të tij.
“Babai kishte një konstrukt të fortë, mbase përqafimi i fundit instiktiv për ta mbrojtur atë nga vdekja e shpëtoi,”- thonë nga spitali.
Mësohet se 5-vjeçari, ka dëmtime shumë të rënda por ka qenë trupi i të atit që e ka mbrojtur nga impakti me tokën.
Amit Biran ishte në teleferik me partnerin e tij Tal Peleg dhe dy fëmijët e tyre. Tomi, dy vjeç, vdiq menjëherë. Ndërsa Eitan u gjet gjallë.