Fjalë Kyçe

Historia e dashurisë: 28 vjeçarja shkoi të hoxha për shërim, por gjithçka ndryshoi aty

Historia e dashurisë: 28 vjeçarja shkoi të hoxha për shërim, por gjithçka ndryshoi aty

28 vjeçarja me inicialet S.T., që rezuloti të jetë e dashura e hoxhës S.B., nga Mitrovica, i kishte marrë hoxhës 10 mijë euro para vetëm që marrëdhënia e tyre të mos përhapej, transmeton Gazeta Metro.

Por, historia e famshme tani e dashurisë mes tyre filloi kur 28 vjeçarja shkoi tek hoxha për shërim pasi kishte probleme shëndetësore.

Pasi ajo filloi vizitat tek hoxha kinse për për t’i kaluar problemet që kishte, pas disa herë takimeve mes vete, ata kanë hyrë në lidhje dashurie.

Por, gjithçka shkoi keq kur S.T., kërkoi nga hoxha 10 mijë euro pasi e kishte kanosur atë, ai pranoi t’ia jepte shumën e kërkuar që lidhja e tyre mos të merret vesh.

Mirëpo, S.T., kishte shkuar ditë më parë tek shtëpia dhe kishte gjuajtur me armë duke kërkuar nga hoxha para të tjera, ku pas kësaj ajo e pësoi pasi u arrestua nga Policia e Kosovës.

Nga Prokuroria kanë treguar se kanë filluar hetimet ndaj 28 vjeçares dhe i kanë caktuar masën e paraburgimit.

“I dëmtuari S.B, ka dashur të ndërpres lidhjen me të, mirëpo e pandehura ka kanosur me mesazhe përmes telefonit mobil, dhe e ka shantazhuar se duk do ta le të qetë atë dhe familjen e tij, përderisa ai nuk ia jep asaj 10 mijë euro”, shkruan në kërkesën e prokurorisë.

“I dëmtuari S.B ia ka dhënë shumën e cekur të parave, mirëpo e pandehura edhe më tutje ka vazhduar që ta shantazhojë. Kështu që me datën 05.11.2019 ka shkuar para shtëpisë së tij në fshatin Zhabar I Ulët dhe aty ka shtënë një herë me armë në ajër”, thuhet në dokumentin e prokurorisë.