Fjalë Kyçe

Historia e jetës së Putinit

Historia e jetës së Putinit

Gjatë luftës së dytë botërore një ushtar rus mori leje për të vizituar familjen. Kur arriti afër lagjes së tij pa se kamionët ushtarak trasportonin dhjetra kufoma për në varrezat kolektive dhe e kuptoi se lagjja e tij ishte bombarduar.

Ushtari u ndal dhe i vështronte grumbujt me kufoma njerëzish dhe sytë iu ndalën në kufomën e nuses së tij, gjë e cila e shokoi. Kështu që ai refuzoi që bashkëshortja e tij të varroset kolektivisht dhe kërkoi tërheqjen e saj për ta varrosur ashtu siç e meritonte!

Iu afrua kufomës, u ul dhe e përqafoi, por befas e kuptoi se ajo ende po merrte frymë me vështirësi, e dërgoi me të shpejtë në spital, ku edhe u shërua dhe u rikthye në jetë.

Pas disa vitesh nga ky përjetim i tmerrshëm, kjo grua, e cila sa nuk u varros për së gjalli, mbetet shtatzënë dhe sjell në jetë një djalë të cilin e quajti Vladimir, që do të thotë “Sundues i botës” ose “Paqesundues”.

Ky djalë sot është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili po provokon luftën e tretë botërore!

Këtë ngjarje e tregon Hillary Klinton në librin e saj “Zgjedhje të vështira”.