Fjalë Kyçe

Historia e trishtë afro-amerikanit me racizmin, rrëfën se si përbuzet vajza e tij

Historia e trishtë afro-amerikanit me racizmin, rrëfën se si përbuzet vajza e tij

Unë jetoj në Tokio, në një shoqëri homogjene ku 98.5% e popullsisë janë japonezë. Gruaja ime, Haruki është japoneze, vajza ime 4 vjeçare Kantra është e vetmja vajzë me ngjyrë në shkollën e saj fillore. E mbaj mend kur infermierja e spitalit e thirri vajzën time Boronicë, menjëherë pasi që gruaja ime e lindi atë.

Kjo ishte fjala e parë që vajza ime e dëgjoi kur erdhi në këtë jetë. Kur infermierja e kupto që unë isha konfuz, ajo provoi që ta përmirësojë komentin e saj duke thënë “Naomi Campbell” (Një modele e bukur me ngjyrë).

Kantra u lind në verën e vitit 2013. Si një baba që qëndronte në shtëpi, unë përdorja video online për t’ia mësuar vajzës time alfabetin, ngjyrat, format dhe numrat në anglisht. Mendova që t’ia blejë një televizor, por gruaja më shpjegoi se televizionet japoneze zakonisht mund të jenë raciste sa i përket njerëzve me ngjyrë. Madje edhe kur vjehrri dhe vjehrra ime shikonin televizor, tentoja që të mos i kushtoj vëmendje.

Unë u zhvendosa në Japoni në vitin 2011 dhe në dy vitet e para, nuk mund ta kuptoja nëse unë isha i çmendur ose Japonia ishte si Amerika e dikurshme, ku njerëzit me ngjyrë, perceptohen si frika më e madhe e të bardhëve, dhe një rrezik për harmoninë e shoqërisë.

Në trenat e Tokios, pasagjerët nuk uleshin afër meje, madje as nuk qëndronin afër meje. Unë nuk e dija nëse ata janë thjesht duke nxituar për në punë, apo unë po i bëja të mos ndiheshin rehat. Njerëzit mbanin distancën, por më shikonin me kuriozitet. Kur bëja kontakt me sy, e kuptonin se ekziston një jetë pas syve që ata po i shikonin. Pritja në rend për të paguar në dyqane, ose për të marrë një biletë autobusi, ishte edhe më e sikletshme. Gratë i kapnin çantat e tyre dhe më shikonin shtrembër, sikur të isha ndonjë hajdut.

Duke punuar si mësues i anglishtes, fëmijët në shkollë më thonin se dukem si Bob Sapp. Ai është një ish-amerikan i cili ishte edhe artist i arteve marciale. Kur unë i thash Harkuit se nxënësit e mi më krahasojnë me Sapp, ajo tha “Për këtë arsye jam e lumtur se ne nuk kemi televizor në shtëpi. Ata e thonë këtë vetëm sepse je me ngjyrë”.

Në trenat e Tokios, mund të shihje reklama ku të bardhët ngjyroseshin me ngjyrë të zezë, dhe madje i shihje shpesh herë. “Paramendojeni sikur Kantra do të ishte duke shikuar televizion çdo ditë dhe ta shihte atë? Do të ishte tmerruar” më kishte thënë Haruki.

Por mbajtja e Kantras larg ekranit, nuk kishte bërë që ajo t’i shmangej fytyrave të ngjyrosura me të zezë.

“Babi, çka është kjo?” më pyeti vajza ime 4 vjeçare nëntorin e kaluar. Ne po qëndronim në tunel të treni, dhe po shikonim televizionin, kur papritur, u shfaqën japonezë të ngjyrosur me ngjyrë të zezë, e që në fakt më frikësonin edhe mua. “Më fal” i tha gruaja vajzës, “Është nënçmim” i tha gruaja. “Kjo më frikëson” tha Kantra.

Reklama ishte duke promovuar një shfaqje japoneze të quajtur “Chikyu Seifuku Surunante” që do të thotë “Ta marrësh Botën”.

Ishte një njeri me fytyrë të ngjyrosur me të zezë, që shkon në xhunglën e Amazonës, i bashkohet fisit dhe nxjerr mish nga një asht i kafshës. Për shumë fëmijë japonez, këto imazhe, e formësojnë mendimin e tyre për njerëzit me ngjyrë.

Këto fytyra të zeza, e bëjnë Kantrën që të mendojë, se ajo është thjeshtë një humor i zi. Ajo duket “e frikshme” dhe flokët e saja kaçurrela janë “qesharake”. Unë mundohem që ta rris atë që të jetë krenare për lëkurën e saj të bronztë, por është e vështirë, për shkak të sfidave mono kulturore të Japonisë.

Fëmijët që janë gjysmë japonezë dhe gjysmë tjetër, ose nuk janë aspak japonezë, kanë rrezik që në të ardhmen ta urrejnë veten e tyre. Nëse nuk i përket strukturës kolektiviste japoneze, madje edhe në sytë e japonezëve, ti ke probleme me veten, që në fakt ky mendim i tyre, të bën që ti ta urresh veten.

Kjo më duke mua njëjtë sikur kur jam rritur në Amerikën e bardhë, duke e urryer veten pse jam me ngjyrë. Shokët e klasës, të cilët ishin të bardhë, dhe më thoshin se ata janë më të mirë se janë të bardhë, familja përsëri më rriti në frymën e krenarisë të së qenurit me ngjyrë.

Unë njësoj i flas Kantras, por çdo gjë jashtë shtëpisë tonë, ndryshon drastikisht, dhe është kontrast i plotë me bisedën që ne e bëjmë. Edhe pse ajo është lindur dhe rritur në Japoni, ajo nuk konsiderohet japoneze, për shkak se nuk duket e tillë. Në fillim, ajo nuk e kuptonte pse fëmijët nuk po luajnë me të. Në pamundësi për t’ia shpjeguar racizmin, unë vetëm bëhesha nervoz. “Harroji ata fëmijë. Ti nuk je si ata” i thosha unë. Më dukej thjeshtë se po i flisja vetes time kur kam qenë i vogël. “Babai nuk është i nervozuar me ty. Babai të do ty. Ti je e patrembur. Kurrë mos e humb këtë veti”.

Kur shkoj ta dërgoj vajzën në shkollë, apo ta marr pas përfundimit të shkollës, pastruesja japoneze ma kujton mua që unë nuk i përkas këtij vendi. Duke më shikuar shtrembër, më kujtojnë se unë ndryshoj nga ata. Ose duhet t’i injorojë ose të përleshem me ta, ç’të bëj? Për ta, jam një i huaj i cili ka ardhur këtu për të punuar. T’i them vetes se këtu është shtëpia ime, ata ma pamundësojnë këtë. Prezenca ime në shkollë për pak minuta, tregon se si në fakt mund të ndihet vajza ime.

Nënat e fëmijëve të tjerë, e luajnë një version të avatarit me vajzën time, duke e përjashtuar atë nga lojërat, por e bëjnë këtë më mirësi. Ato nëna që luajnë me fëmijët e tyre, janë pikërisht ato amivise, që sillen mirë me vajzën time, vetëm që fëmijët e tyre të mos e nënçmojnë vajzën time.

Kur Kantra, ishte vetëm 2 vjeçare, ajo vrapoi tek një djalë që po luante dhe e pyeti atë nëse dëshirojnë të luajnë së bashku. Ai e shtyu vajzën time si të ishte një thes boksi, duke ia ndaluar asaj buzëqeshjen e fytyrës. Fëmijët iknin prej saj, thua se ajo është Hong Kongu. “Kowai” i tha ai, që do të thotë “e frikshme”, dhe vrapoi tek nëna e tij, thua se aty është më i sigurt nga “përbindëshi” që iu shfaq. “Eja ikim” më tha Kantra, duke ma kapur dorën. Mu thye zemra që isha dëshmitar i mohimit të vajzës sime.

Gati çdo ditë, mesazhi që Kantra e merrte ishte i njëjtë: Rri larg. Gjatë viteve, Kantra mësoi që të mos afrohet me nënat të cilat luanin me fëmijët e tyre. Ajo tani është gati që ta përfundojë klasën parashkollore. Ajo ende nuk di të ulet mirë në karrigen e shkollës, por këndon gjatë tërë kohës, Jeta e ndau atë nga të tjerët. Është dërrmuese për mua, por nuk dua që ajo ta humb vetëbesimin. Në shkollë, ajo e gjen mënyrën e saj. Ajo tashmë e di që është ndryshe. “Jam një vajzë ngjyrë kafe” thotë ajo. “Jam e njëjtë me babin, por ndryshe nga nëna”.

Përveç meje, mësuesja e Kantrës është i vetmi person me ngjyrë që Kantra ka kontakt. E madje për këtë arsye e zgjodhëm këtë shkollë për Katnrën, sepse ajo do ta kishte fatin që të mësohet nga një mësuese afrikane, por ende ka vështirësi. Në takimin e parë mes mësueses dhe prindërve, gruaja ime dhe unë e shprehën shqetësimin tonë se Kantra është i vetmi fëmijë me ngjyrë në klasën e saj. Duke e parë shqetësimin tonë, mësuesja na tha “Ne do t’i trajtojmë të gjithë fëmijët njësojë”.

Gjatë takimi të dytë me mësuesen e Kantrës dhe mësuesit e tjerë, unë tentova që t’ia shpjegojë asaj se prekja e flokëve të vajzës sime, është një mënyrë që t’i tregojë asaj se është ndryshe. Kjo kërkesë erdhi pasi që shkolla e injoroi kërkesën tonë të parë që mësuesit të mos ia preknin flokët vajzës sonë. “Por çka ka të keqe t’ia prekim asaj flokët? I ka të lezetshme” më thanë mësuesit. Dhe në atë moment një mësues u afrua dhe ia preki flokët mësueses afrikane të Kantrës, me idenë që të na bëjë të mendojmë se është normale. E turpëruar, mësuesja e largoi kokën dhe i tha “Mos”. Aty e kuptuan se në fakt diskriminimi pozitiv, është mbi të gjitha diskriminim që na bën të kuptojmë se jemi ndryshe.

Duke e parë Kantrën tek sa po zhvillohej, e ka komplikuar edhe më shumë marrëdhënien time me këtë vend. Dhe dikur Kantra thoshte “Babi, nuk dua të shkoj në shkollë. Dua të qëndroj në shtëpi me ty dhe nënën”. Ndërsa kur kthehemi nga shkolla, ajo në makinë nuk do të më tregojë se si e kaloi ditën. Nuk mund ta kuptojë nëse ajo është thjeshtë e lodhur, apo ka përjetuar diçka të sikletshme.

Në mëngjes, e detyroj që të shikohet në pasqyrë dhe të thotë “Unë e dua veten. Unë jam e mençur. Unë jam e bukur. Unë jam e fortë”. Për ta kundërshtuar ambientin që e rrethon, Kantra i imiton sjelljet e mia. Vetëdija ime se po e influencoj vajzën time, më bëri që edhe më shumë të tregoj se të tjerët nuk ndikojnë në jetën time.

Pas më shumë se shtatë vitesh, unë u mësova me Japoninë. U mësova me faktin që i bëj të tjerët të mos ndihen rehat në praninë time. E dua Japoninë sepse më dha familjen time. Ne kemi një jetë të mirë, dhe ky është një vend i bukur. Por për hir të Kantrës, në po zhvendosemi në SHBA, menjëherë pasi gruaja ime ta merr vizën. Ajo ka nevojë që të jetë e rrethuar me njerëz që duken më shumë si ajo. Ajo ka shumë gjëra që të jetë krenare, dhe nuk do t’i dijë këto gjëra nëse vazhdon të jetojë këtu, ku njerëzit me ngjyrë shihen si të përjashtuar nga korniza e të qenurit japonez.

Për mua, rritja në një Amerikë të bardhë ishte e vështirë, por të paktën të dy prindërit kanë qenë me ngjyrë, vëllezërit e mi, gjyshërit, kushërinjtë, xhaxhallarët e tezet. Për faktin se jetonim në një patent të dominuar nga kodi i së bardhës, njerëzit e mi, e detyruan nënën time të më dërgonte në një shkollë të dominuar nga fëmijët me ngjyrë, dhe të më mbaj larg racizmit, në fakt kështu bënin të gjitha familjet me ngjyrë në atë kohë. Pas shkollës, kaloja tek shtëpia e tezes, dhe kështu kjo rutinë është ndër kujtimet e mija të para të fëmijërisë, duke dashur që t’i shmangem lagjeve ku dominonin të bardhët. Përvoja e Kantrës, ende mund të ndryshojë, nuk është vonë për të.

Unë shqetësohem se si ta rris Kantrën që të jetë një grua e fortë me ngjyrë, dhe të njejtën kohë ta lavdëroj vendin ku ajo dhe nëna e saj janë lindur. Në Japoni, Kantra gjithmonë do të trajtohet si një e huaj. Nuk ka rëndësi se sa mirë ajo e flet gjuhën japoneze. Këtu në Japoni, e vetmja gjë që një vajzë me ngjyrë e ka arritur, është të jetë Miss Univers Japonia. Madje edhe fitorja e saj ka ngjallur reagime kontradiktore, shumica e vendasve nuk donin që ajo t’i përfaqësonte ata. “Ajo nuk dukej japoneze”.

Këto ditë, para se ta ndërrojmë vendbanimin, Kantra ende nuk është e thyer nga fëmijët të cilët janë “më japonez se ajo”. Kur ajo i vëren se është ndryshe, ajo largohet që ata të luajnë. Edhe pse Kantra është ndryshe, Japonia është edhe shtëpia e saj. Të mbyllur në këtë ishull, me shumë njerëz të “njëjtë”, fëmijët si Kantra janë të paktë.

Gruaja ime dhe unë jemi të vetëdijshëm për shqetësimet e saj. Nëse ajo mëson diçka nga ne, ne shpresojmë se është empatia. Ne nuk i mësojmë asaj se ajo është mbi të tjerët. Por kur vjen puna që ta dërgojmë në shkollë nga shtëpia ajo thotë “Babi, e zeza është ndryshe” dhe unë i them “Jo zemër, e bardha është ndryshe”.