Të paktën katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive nga një makinë në lëvizje jashtë klubit të natës Artis Lounge në lagjen River North të Çikagos.
Policia e Çikagos tha se rreth orës 23:00, një SUV kaloi pranë klubit të natës në bllokun 300 të West Chicago Avenue, ku tre persona nga brenda qëlluan me armë drejt një turme njerëzish që qëndronin jashtë.
Thuhet se turma po largohej nga klubi i natës pas një feste për publikimin e albumit të reperit Mello Buckzz, transmeton Telegrafi.
Policia konfirmoi gjithashtu se katër persona vdiqën, përfshirë dy burra, 24 dhe 25 vjeç, dhe dy gra. E moshat e grave nuk janë bërë ende të ditura.
E të plagosurit janë të moshës nga 21 deri në 32 vjeç. Të paktën katër persona u listuan në gjendje kritike.