Një djalë shtatëvjeçar ‘me shëndet të përkryer’, i cili klinikisht vdiq për 15 minuta pas një arresti të papritur kardiak në shtëpi, u shpëtuar nga babai i tij i zhdrëvjelltë.
Zemra e nxënësit Tommy Plant u ndal dy herë pasi pësoi atak derisa ishte në shtëpinë e tij në Birmingham më 19 janar, derisa mjekët ende nuk e dinë se si erdhi deri te kjo gjendje.
Tre vëllezërit e Tommyt, Harry 14-vjeçar, George 17 dhe Beni 10-vjeçar, kishin mbetur duke shikuar të tmerruar derisa vëllai i tyre pësoi arrest kardiak.
Fatmirësisht babai i tij Jason Plant, 42-vjeçar, arriti të kryejë shtypje në gjoksin e djalit të vogël për gjashtë minuta me radhë para se ndihma e shpetjë të vinte në vendin e ngjarjes.
Pavarësisht se Tommy ishte klinikisht i vdekur për 15 minuta, mjekët specialist arritën që ta kthenin në jetë atë dhe zemra filloi rë rrihte përsëri.
Pas 16 ditësh në spital, i riu ishte në gjendje të dilte nga Spitali i Fëmijëve të Birminghamit.
Babai i katër fëmijëve Jasoni, i cili punon në telekomunikacion, tha: “Ishte e tmerrshme – Tommy ishte gati duke vdekur kur mjekët arritën.
“Ai u zgjua shëndosh e mire në meëngjes, kishte një kollë të vogël dhe pak ftohtë, por jo diçka për t’u bërë merak.
“Gruaja ime, Alison, 41-vjeçare, e kishte zgjuar atë dhe tha se çdo gjë ishte mirë në fillim, por vetëm pak minuta pasi ishte në katin e poshtëm ai u bë ngjyrë hiri në fytyrë dhe në atë moment Alisoni thirri 999 për ndihmë.
“Isha në dyqan kur ajo më thirri në telefon, dhe unë vrapova për në shtëpi – e dija menjëherë se diçka kishte e ndodhur.
“Ai dukej sikur kishte një tronditje të madhe, ishte i zbehtë, kishte djersitje dhe nuk përgjigjej.
“Unë iu luta të thoshte babi, të shtërngonte dorën time dhe arriti për një moment të këndellej, por pastaj prapë filloi të bëhej më keq.
“Alison më pas kërkoi një ambulancë për herë të dytë, ndërkohë që fillova me procedurën CPR (shtypjen e gjoksit), dhe ky ishte momenti më i frikshëm i jetës sonë.
“Ai teknikisht vdiq për 15 minuta para se zemra të rifillonte.”
Jason, i cili më parë i ishte nënshtruar trajnimit bazik të ndihmës së parë, shtoi: “Ai nuk kishte frymëmarrje dhe krahët ishin të ngurtë.
“Mund të ketë qenë vetëm dy minuta, por kjo dukej sikur të zgjaste përgjithmonë.
“Isha aq i frikësuar, ishte e pabesueshme – ndjeva sikur bota ime po copëtohej.
“Gjithmonë më kishin thënë se CPR është një mjet i fundit për shpëtim dhe kur kardiologu erdhi nga Great Ormond Street në Londër, ai u befasua.
“Na thanë se shanset e tij ishin tepër të pakta.”
Ai ishte vënë në koma të detyruar nga mjekët për 72 orë dhe familjes iu tha se djali mund të mos ecën, të flasë apo edhe të njohë pas zgjimit.
“Unë nuk jam një personë fetar por lutesha çdo ditë për shërimin e tij. Kapelani i Spitalit të Fëmijëve të Birminghamit i tha Tommyt se mund të luante futboll në kishëzën e spitalit.
Djaloshi arriti të dilte nga spitali vetëm 16 ditë më vonë.
“Tani ai po luan vazhdimisht, duke dashur të shikoj futbollin dhe të gjitha gjërat që ka bërë më parë, por unë jam i shqetësuar prapë për të pasi ka kaluar një përvojë tepër të rëndëe.
“Ditën tjetër, ai pa një ambulancë dhe reagoi me panik, duke shpresuar se ata nuk janë për të.
“Unë duhet ta siguroj atë se zemra e tij është e fortë dhe nuk ka pasur asnjë dëm të vërtetë.
“Kjo tregon se çdokush mund të ketë një arrest kardiak dhe tani unë vetëm dua ta harrojë këtë përvojë të hidhur”
Jason ka ngritur një fond për të mbështetur Spitalin e Fëmijëve të Birmingham. /Gazeta Alo/