Fjalë Kyçe

Historia interesante e shqiptarit që jeton në Kanada: Punon në piceri, por shkruan edhe romane

Historia interesante e shqiptarit që jeton në Kanada: Punon në piceri, por shkruan edhe romane

Perparim Kapllani e hap picerinë e tij çdo mëngjes në orën 11 të mëngjesit, dhe e mbyll atë në mesnatë ose më vonë. Ai e bënë këtë punë 7 ditë në javë prej më shumë se dhjetë vitesh.

Nuk ka asgjë jonormale që një emigrantë të punoj shumë. Por Kapllani i cili ka arritur nga Shqipëria në vitin 2000, e bënë një punë të dytë në të njejtën kohë, në një  mënyrë mjaft të rrallë.

Përparim Kapllani, një shqiptaro-kanadez, i cili është pronar i ‘Albany Pizza’ në perëndim të Torontos, ka shkruar një koleksion të storjeve të shkurtëra, dhe dy romane gjatë kohës që mund të vidhte derisa punonte në pizeri.

Në mes të shërbimit për myshteritë dhe përgatitjes së picave, Kapllani futet në  dhomën e pasme që e shfrytëzon si zyrë e që nuk është më e madhe se një dollap. Ai ulet në tavolinën e tij të vogël. Përpara vetes ka dy ekrane, në njërin shikon myshteritë, ndërsa në tjetrin, shkruan fjalinë e radhës të romanit të tij.

“Janë disa momente të shkurtëra, kur unë mund të shkruaj”,thotë ai.

Që nga viti 2008 prej kur e ka hapur dyqanin e tij, Kapllani ka vjedhur mjaftueshëm kohë nga momentet e shkurtëra për të shkruar storjet e shkurtëra dhe dy romanet e tij.’The Thin Line’, ishte publikuar në Nëntor nga ‘Mawenzi House’, shkruan ‘TheStar’,transmeton Gazeta Express.

Nëse nuk do te punoja këtu ‘ ndoshta do të publikoja nga një roman çdo vit’, shprehet Kapllani.

Meqenëse vjen nga Ballkani, puna e fundit e Kapllanit ka të bëjë rreth luftës së fundit në Kosovë.

Ajo bazohet në një storje të vërtetë të një djaloshi 10 vjeçar nga Kosova, i cili i ka mbijetuar masakrës së serbëve në Prillin e vitit 1999.

Djaloshi ka parë sesi rreth 20 shqiptarë, gra dhe fëmijë janë qëlluar për vdekje në një shtëpi, përfshirë këtu nënën dhe tri motrat e tij.

Ai ishte plagosur, por kishte mbijetuar duke bërë si i vdekur. Më pas ishte larguar për në Kanada, me babin e tij si refugjatë.

Storja e tij e tmerrshme është e dokumentuar- ai ka dëshmuar në Tribunalin për krime luftë në ish-Jugosllavi. Por Kapllani thotë se emri i këtij personi nuk do të publikohet, sepse në novelën e tij, do të ketë fiksion të eksperiencave.

Ky libër i tij është redaktuar nga M.G Vassanji, një romancier i cili ka fituar dy herë çmimin Giller.

Vassanji thotë se ka reflektuar nga eksperiencat traumatike të refugjatëve të cilat i kanë sjellë në Kanada.

‘S’mund të harrosh faktin se si e ke humbur nënën dhe tri motrat përpara syve, por mund t’ia lësh të kaluarës, dhe të fillosh nga e para”, thotë Vassanji.

Kapllani për ngjarjen rreth djaloshit ka shkruar derisa ishte gazetar në gazetën mëtë madhe shqiptare ‘Shekulli’ me qendër në Tiranë.

Më djaloshin ai ishte takuar në një spital ushtarak.

Kapllani ndër të tjera rrëfen edhe për jetën e tij në Kanda. Ai tregon se fëmijët e tij janë shkolluar atje dhe se shokët më të mirë i kanë dy vëllezër serb.