Dashi
21.03-20.04
Puna dhe vendosmëria do t’ju ndihmojnë në avancimin tuaj profesional. Bëhuni gati që të pranoni angazhimin në një kompani të njohur. Edhe pse do të keni shumë përgjegjësi, do të punoni mirë në këtë pozitë, për shkak se jeni të fuqishëm dhe një lider i organizuar. Dëshira për pavarësi financiare do t’ju ndihmojë që të fitoni disa aftësi që pak njerëz i posedojnë. Kjo njohuri do t’ju ofrojë përparësi kur bëhet fjalë për punën.
Demi
21.04-20.05
Vetëbesimi dhe optimizmi do t’ju hapin rrugën për një mundësi arsimimi. Një person që është mahnitur me sjelljen tuaj, do t’ju ofrojë një kurë të avancuar. Pranojeni menjëherë këtë mundësi, sepse do të jetë argëtuese. Do të keni ide të pazakonta që do të promovojnë lirinë personale. Mendimi se bota është e përbërë nga disa lloje të njerëzve, ju ofron një rehati të madhe. Për aq sa jeni të shqetësuar llojllojshmëria e përbën jetën.
Binjakët
21.05-20.06
Jeni shumë të pasionuar. Shpenzimi i energjisë në një lidhje intime do t’ju ofrojë lumturi të madhe. Pasi që jeni prirë për shumë vjet nga logjika, është ky moment i mrekullueshëm që të lidheni me anën tuaj të ndjeshme. Lejojani vetes që të eksperimentoni me dashurinë. Aktiviteti në shoqëri nuk do t’ju bëjë mirë. Të kaloni moment vetmie do të ndihmojë të qetësoheni. Shkoni diku ku mund të shprehni veten pa pasur frikë që të gjykoheni.
Gaforrja
21.06-20.07
Është shpërblyese beteja për drejtësi. Në vend se të qëndroni anash derisa një grup po keqpërdor, ju duhet të flisni. Pjesëmarrja në një protestë ose konfrontimi me një ngacmues do t’ju mundësojë që të tjerët të kenë respekt për ju. Edhe ata janë të pakënaqur. Shkuarja në pushime me një grup miqsh do të jetë shumë argëtuese. Vizitojeni një vend që nuk ua mbush syrin. Do të ndiheni të kënaqur me akomodimin në këtë vend. Nganjëherë ia vlen që të rrezikohet.
Luani
21.07-20.08
A jeni të shqetësuar për shëndetin? Është koha që të merrni praktika më të mira në jetën tuaj të përditshme. Përgatitja e ushqimeve të shëndetshme para kohe do t’ju mbajë larg ushqimit të shpejtë e të dëmshëm. Gjithashtu, këshillohet që të caktoni një kohë për ushtrime fizike. Do të keni pavarësi të madhe në punë. Do të shijoni periudhën e marrjes së vendimeve pa e pyetur shefin. Ju ndodh rrallë që nuk dini se çfarë dëshironi të bëni.
Virgjëresha
21.08-20.09
Vetëbesimi do t’ju shpjerë drejt një suksesi romantik. Dikush që admiron inteligjencën tuaj do të joshet nga kërkesa juaj për një takim dashurie. Propozoni një takim të veçantë. Iniciativa juaj do të mirëpritet. Jeta e shëndetshme që reflekton vlerat tuaja nuk është gjë naive; është e mençur. Jeni të lodhur nga puna dhe lidhjet që fyejnë ndjenjat tuaja. Mblidheni veten dhe bëni çfarëdo që vë në pah vlerat tuaja.
Peshorja
21.09-20.10
Besnikëria është e rëndësishme për ju. Mënyra më e mirë për të vazhduar lidhjet është që të keni respekt për shpresat, ëndrrat dhe frikën e të tjerëve. Në vend se të impononi besimet tuaja tek të dashurit, dëgjojini me vëmendje sepse kjo ka shumë rëndësi për ata. Lidhja juaj do të shkëlqejë. Një trashëgimi e papritur po u vjen. Përdoreni për të krijuar një siguri financiare. Të keni një llogari pensioni do t’ju ofrojë liri si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional. Këshilloheni që të kurseni më shumë para.
Akrepi
21.10-20.11
Një flirt i papritur do t’ua shpenzojë kohën. Edhe pse pëlqeni që të shkëmbeni mesazhe me një person atraktiv, ju jeni në kërkim të një lidhjeje më kuptimplote. Qëndroni larg këtij personi dhe kthejeni vëmendjen kah një person të qetë e të kompletuar, të cilin shpesh e keni admiruar. Një lidhje e afërt po përjeton ndryshime. Kjo do të jetë e mirë për të dy. Urojeni për ngritjen në detyrë apo për përmirësimin e shëndetit. Lumturia juaj do të forcojë lidhjen dhe do t’ua bëjë më të lehtë që të ecni përpara.
Shigjetari
21.11-20.12
Rritja e të ardhurave do të jetë plot kënaqësi. Jeni të bekuar që të vëreni mundësitë e fitimit të parave. Sigurimi i një produkti për një komunitet të lënë anash, do të jetë më lehtë seç pritej. Çelësi është që të vazhdoni të punoni, të jeni të parashikueshëm me praktikat e biznesit. Idetë tuaja në punë janë të mirëpritura. Mos u befasoni kur shefi ju angazhon në procedura të përditshme të biznesit. Shfrytëzoni këtë mundësi që të kërkon rritje page.
Bricjapi
21.12-20.01
Jeni shumë i sigurt dhe me vetëbesim. Edhe kritikët tuaj më të mëdhenj do t’ua lëshojnë rrugën. Ky është moment i mirë që të nisni një projekt ose biznes. Entuziazmi juaj është shumë i madh. Inkurajoni fëmijët që të bëhen të pavarur. Mësojani aftësitë e rëndësishme të të gatuarit dhe punët e përbashkëta. Kjo do t’ua rritë atyre vetëbesimin që të fitojnë paratë me mund dhe të kultivojnë një jetë të lumtur.
Ujori
21.01-20.02
Përkrahja e personave të pambrojtur është veti e natyrshme e juaja. Strukturën e fuqisë gjithmonë e keni konsideruar të dyshimtë. Kur vëreni se njerëzit po vuajnë, ju kërkoni ndryshime. Aktivizimi juaj në këto çështje do të fitojë respekt dhe do t’ju mbush me krenari. Nuk jeni karakter që hyni në presion për të ndërruar stilin e jetës.
Peshqit
21.02-20.03
Jeni të prirë nga principet. Kur dikush ju kërkon që të bëni diçka që ofendon vetëdijen tuaj, kurrë nuk pajtoheni me këtë gjë. Më parë, kjo ju ka ndalur që të avanconi përpara. Por tani kanë ndryshuar kohët. Do të jetë kënaqësi takimi me shokun tuaj të fëmijërisë. Do të shijoni bisedat për të kaluarën. Ky takim do t’ju frymëzojë për një projekt të rëndësishëm. Nisjani punës sa më shpejt që të jetë e mundur.