Dashi
21 Mars – 19 Prill
Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku lodhja dhe stresi do të dominojnë. Mundohuni që të rrini të qetë dhe të mbani nën kontroll nervozizmin si dhe të mos kapeni pas atyre personave që nuk kanë gisht. Mundohuni që të gjeni mënyrën të relaksoheni, pasi keni vërtetë nevojë.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Për të qenë të qetë, keni nevojë për stabilitet ekonomik. Yjet kanë ndikim të favorshëm sa i takon çështjeve të biznesit, pasi parashikohen fitime më të mëdha. Po ashtu në punë do të ecni përpara me projekte që do të rezultojnë fituese. Në të gjitha kushtet, gjërat do të përmirësohen për ju.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve në këtë fundjavë, për t’iu dedikuar dashurisë, raporteve ndërpersonale dhe miqësisë. Të gjitha raportet janë mjaft të favorizuara, dhe do të jeni më të qetë edhe në sferën profesionale. Tashmë periudha e errët ka kaluar dhe tashmë gjërat do të ecin duke u përmirësuar.
Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Mund të hasni në disa keqkuptime në punë gjatë kësaj fundjave, gjë që mund t’iu prishë planet. Mundohuni që të mos reagoni ndaj provokimeve dhe të mos nervozoheni.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive sa i takon dashurisë, për shkak se yjet vijojnë që t’iu mbështesin. Kush është i përfshirë në një histori dashurie, mund të ketë një zhvillim pozitiv, ndërsa kush është vetëm mund të ketë një takim të rëndësishëm, mjafton që të dilni dhe të shihni përreth.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Kjo e shtunë do të jetë pozitive, ku do të bëni organizime për të ardhmen. Ndoshta keni faj se nuk arrini që të konkretizoni gjithçka, pasi paratë ju shqetësojnë. Dijeni se shumë shpejtë do të jeni të favorizuarit e zodiakut, ndaj mos hiqni dorë nga projektet tuaja.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Gjatë kësaj dite bëni mirë që ti përkushtoheni dashurisë, pasi Venusi dhe Mërkuri do të jenë në anën tuaj. Ndjenjat do të kenë zhvillim mjaft të favorshme. Nëse jeni vetëm, mjafton që të dilni dhe takimet e bukura nuk do të mungojnë.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Kjo e shtunë do të jetë neutrale dhe gjatë saj duhet të reflektoni, sidomos sa i takon dashurisë. Bëni mirë që ta lini veten të lirë, pasi mund të jetoni emocione të bukura.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Më në fund do të vijë qetësia për të lindurit e kësaj shenje. Ju pret një ditë mjaft pozitive, ku rikuperimi nuk do të vonojë. Lini gjithçka ju ka rënduar pas krahëve dhe shihni përpara.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Kjo ditë do të jetë disi nën ritmin e duhur, ku do të ketë tensione dhe shqetësime me ish-partnerin/en tuaj. Sa i takon projekteve afatgjata, do të jenë mjaft të favorizuara. Mundohuni vetëm që të gjeni kohë për të pushuar dhe për tu argëtuar.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Përfitoni nga kjo fundjavë për t’u shkëputur nga puna dhe për t’iu përkushtuar njeriut të zemrës dhe dashurisë. Duhet të konsolidoni historinë tuaj të dashurisë dhe të bëni projekte të rëndësishme. Ndërsa nëse jeni vetëm, duhet vetëm të shihni përreth. Fizikisht ndiheni shumë më mirë në raport me disa javë më parë.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Mund të ndiheni paksa vetëm ose mund të ndjeni mungesën e disa emocioneve. Gjatë kësaj fundjave, do të ndiheni të tërhequr nga persona të shenjës së Demit, Virgjëreshës dhe Bricjapit. Keni nevojë për të rigjetur dashurinë dhe për tu ndjerë të mbrojtur. Sa i takon punës, do të keni mundësi të mira për të nisur bashkëpunime të reja.