Dashi
21 Mars – 19 Prill
A po ndiheni të relaksuar? Shfrytëzojeni këtë kohë deri në maksimum. Rëndom prireni t’i përmbaheni një lloj normaliteti që ia krijoni vetes. Ama tani mos e bëni, keni nevojë të pushoni. Pauzoni dhe kënaquni me disa momente të veçanta. Do t’ju mbërrijnë disa para nga trashëgimia, sigurimi apo ndonjë fond tjetër dhe atë pikërisht në kohën më të duhur. Planifikimi i pushimeve është në këtë kohë njëjtë sikurse një rekomandim nga mjeku. Do të kaloni kohë shumë të mirë duke e vizituar një qytet antik rreth detit.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Kontakti me personat që e ndajnë ndjeshmërinë tuaj artistike do t’ju sjellë freski. Edhe pse gjithmonë keni qenë person praktik, keni edhe shumë stil. E bëni dallimin në gjithçka, pavarësisht nëse jeni duke dekoruar shtëpinë, duke dizajnuar apo duke kompozuar. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, do ta takoni dikë që e admiron talentin tuaj. Mos i refuzoni komplimentet e tyre për punën që bëni, por ndjejini në thellësi. Të qenët me dikë që ju beson do t’ju transformojë tërësisht.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Dëgjoni zemrën dhe ndiqni një karrierë që ju mbush me gëzim. Kur ta bëni atë që doni, paratë padyshim do të vijnë. Nuk ka rëndësi nëse duhet të merrni një pozitë më të ulët, si një mundësi për të fituar përvojë. Do të ngriheni shpejt në pozitë. Jini të hapur për të mësuar çdo aspekt të industrisë. Të mësoni si të kryeni punën e të gjithëve në një kompani të suksesshme, do të jetë aset i rëndësishëm. E të tjerët jo vetëm se do ta vlerësojnë këtë shkathtësi tuajën, por punëdhënësi edhe do t’ju shpërblejë me trajnime të paguara.
Gaforrja
21 qershor – 22 Korrik
Një udhëtim i gjatë do të jetë shumë argëtues. Nuk ka asgjë të keqe nëse kaloni kohë të mirë, ndërsa kërkoni një përvojë të re. Edhe pse nuk mund të udhëtoni tani, rezervoni pushime për të ardhmen, ndërsa ndiheni aventureske dhe të lumtur. Optimizmi juaj do të hapë rrugën për një aventurë frymëzuese. E kalimi i një kohe të mirë në rrethana të sigurta, me mbajtjen e distancës fizike, do të jetë shpërblimi që të merrni. Është mirë të kujtoni se si ishte jeta, kur gjithçka ishte ndryshe.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Një takim pasionues romantik ju bën të ndiheni sikur po ecni në ajër. Ndiheni mirë kur kaloni kohë me një partner që i kupton dëshirat e tuaja. Nëse jeni beqarë, mund të takoni dikë të veçantë në një tubim kulturor apo artistik. Konsiderata për familjen do t’ju shtyjë të bëni një ndryshim të rëndësishëm. Nuk ka rëndësi nëse hiqni dorë një zakon i keq apo diçka tjetër, mendoni që të përfshiheni në një vend të ri apo ta falni dikë për ndonjë gabim të së kaluarës. Jeni gati që të shkoni një nivel më lart.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Një partneritet i ngushtë i kontribuon rritjes së vlerës. Është mirë që egoja juaj të respektohet dhe admirohet. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të ndjekur një mundësi krijuese që dikur ju frikësonte. Komplimentet për punën tuaj do t’jua rrisin ambicien. Nuk kënaqeni më që të jeni punëtori kryesor i dikujt që është më pak i aftë sesa ju. Mësyjani pozitës më të lartë, edhe nëse kjo gjë nënkupton se duhet të ballafaqoheni me konkurrencë të ashpër. Jeni shumë më të kompletuar sesa mendoni.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Puna ju jep kreativitet. Arrini t’i përmbushni me shije e stil edhe punët më të zakonshme ditore. Nëse puna juaj e tanishme u është mërzitur, kërkoni një tjetër që e ngacmon imagjinatën tuaj. Mund të fitoni para në botën e artit. Andaj përqendrohuni në një punë fitimprurëse. Një kompani e suksesshme është e etur ta përfshijë në stafin e saj një person të talentuar si puna juaj. Nëse nuk jeni të kënaqur me pagën që ju ofrohen fillimisht, kërkoni më shumë. Keni më shumë fuqi sesa mund ta imagjinoni.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Sharmi juaj është gjithmonë i fortë, por tani është edhe më shumë. Përdoreni atë për të joshur dikë në rrjetin tuaj të intrigave. Nëse tashmë jeni në lidhje, kërkoni një festë, një dhuratë, favor nga partneri juaj. Do ta kenë të pamundur që t’i rezistojnë hijeshisë suaj. A keni menduar të ndryshoni pamjen? Është koha e duhur që ta krijoni një imazhin të ri apo ta ndryshoni stilin e veshjes. Ndryshimi i imazhit do të ndikojë që edhe njerëzit t’ju trajtojnë ndryshe. Ky ndryshim do t’ju sjellë freski.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Kalimi i kohës me familjen është relaksues. Është mirë të dini se ka njerëz në jetën tuaj që ju mbështesin pa kushte. Nëse keni menduar të zhvendoseni, diskutojini opsionet në grup. Do të befasoheni këndshëm nga reagimet që do të merrni. Një pushim i shkurtër nga rutina e përditshme do të bëhet i mundur. Një person shoqërues si ju mund të përfitojë nga koha. Realizoni një udhëtim ditor, diku që keni mundësi. Nuk do të thotë të udhëtoni larg.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Imagjinata juaj po zgjerohet. Mos u merrni shumë me punët e përditshme dhe në vend të kësaj zhvilloni një projekt artistik. Piktura, të shkruarit ose muzika do t’ju sjellë gëzim të madh. Sa më shumë të praktikoni, aq më mirë do të ndiheni. Ushtrimi i krijimtarisë tuaj do të përmirësojë edhe sharmin tuaj. Do të ftoheni në një festë. Duhet të shkoni, edhe nëse ndjeheni të lodhur në fund të ditës. Në momentin që dilni nga shtëpia, do të rrethoheni nga adhuruesit.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Mos t’ju bezdisë pasuria e të tjerëve. Jeni në gjendje ta krijoni të njëjtën pasuri. Çelësi është të dini ta rrëmbeni secilën mundësi. E kur i shoqëroni paratë me lumturinë, të mirat do të vijnë në jetën tuaj. Një mundësi interesante në karrierë do të bëhet e mundshme. Aplikoni për këtë punë sa më parë që të jetë e mundur. Aftësia juaj për organizim dhe shpirti artistik do të lë përshtypje. Mos u çuditni nëse u bëhet një ofertë e bukur brenda pak ditësh.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Jeni duke bërë përparim të rëndësishëm në jetën emocionale. Sa më shumë që të lidheni me një person që nxit interesimin tuaj, aq më të lumtur do të jeni. Përparësia juaj më e madhe është se e jepni gjithë energjinë në aktivitete që i japin kuptim jetës. Një mik do t’ju rekomandojë një libër, film apo album muzikor që ka kuptim të madh personal për ju. Ndiqni këshillat e tyre. Ky material do t’ju kënaqë. Mund madje t’ju frymëzojë të bëni një udhëtim jashtë vendit, kur për këtë gjë të krijohet mundësia.