Fjalë Kyçe

Horoskopi për sot 23 qershor 2020

Horoskopi për sot 23 qershor 2020

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Një person nga e kaluara do të përpiqet të kthehet në jetën tuaj. Keni kujdes kur ky person është rreth jush. Ka gjasë se është më tepër i interesuar për llogarinë tuaj bankare sesa për shoqërinë. Megjithëse simpatizoni njerëzit që nuk kanë fat të mirë, nuk keni dëshirë të trajtoheni për budallenj. Mbani afër miqtë që ju kanë dëshmuar besnikërinë e tyre në vitet e fundit. Ata do t’ju udhëzojnë të flisni atëherë kur ju ngurroni.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Mos nxitoni t’u ndihmoni të tjerëve. Është më mirë të uleni dhe t’i shikoni derisa ballafaqohen me problemet e tyre. Ky është sinjal që keni besim në ta. Është e vështirë për një person si ju të shikoni të tjerët derisa ballafaqohen me probleme të thjeshta. Në vend se të kryeni vetë këto punë, jepuni njerëzve rast të dëshmojnë aftësitë e tyre. Kjo është mënyra e vetme që ata të përmirësohen. Rinegocimi i një kontrate do t’ju marrë kohë dhe përpjekje. Bëhuni gati për kushte të reja, edhe nëse duhet të konfrontoheni me dikë.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Do ta keni vështirë të ndiqni një orar, meqë disa raste emergjente po ju përcjellin në çdo hap. Në vend se të bëni orare, është më mirë ta lini agjendën e hapur. Në këtë mënyrë, do ta keni më lehtë t’i bëni ndryshimet. Kërkoni një miku tuaj t’ju kryejë disa detyra më të lehta. Mund t’ia ktheni këto të mira më vonë. Aktualisht, duhet të tregoheni të gatshëm që të punoni disa punë shtesë, të takoheni me mjeshtrit dhe të bëni konsultime mjekësore.

Gaforrja
21 qershor – 22 Korrik
Është ide e mirë të fokusoheni në një hobi ose sport që ju ka pëlqyer nga vegjëlia. Keni nevojë për gardërobë që i përshtatet imagjinatës suaj. Kohëve të fundit, keni qenë shumë të zënë me përgjegjësi të rëndomta dhe e keni neglizhuar plotësisht anën tuaj kreative. Ky është gabim i madh. Kur të lodheni me rutinën, do të ndiheni të irrituar. E urreni të funksiononi në këtë mënyrë, por nuk jeni të sigurt se si të ndryshoni. Merrni një laps, brushë ose një top.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Keni nisur të shqyrtoni rolin në familje. Do të ndiheni më të relaksuar nëse merrni një qëndrim më të distancuar. Është frustruese të provoni t’ua menaxhoni jetën të tjerëve. Bëni disa hapa prapa dhe lejoni të afërmit tuaj të bëjnë gabimet e veta. Nëse jeni duke u përballur me ndonjë fëmijë problematik, më e rëndësishmja është të ndërroni qasjen. Metodat që i keni provuar me të nuk kanë funksionuar. Jepni mendime që mund ta motivojnë atë.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Do të ndodhin disa ndryshime në jetën private. Detyrat që i kryeni zakonisht do t’i besohen dikujt tjetër, derisa ju do të futeni në zona tjera. Nuk ka rëndësi a është fjala për trajnime për një punë tjetër, të shëroheni nga një sëmundje ose të bëni riparime tjera. E rëndësishme është që të mbani ritmin. Për fat të mirë, jeni tip shumë i lehtë dhe fleksibil. Mund të përfitoni nga këto ndryshime.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Duhet të menaxhoni mirë me buxhetin për të mbuluar disa shpenzime të papritura. Rezistoni idesë që të blini gjëra me kartelë krediti. Do t’ju duhet më shumë kohë për t’i paguar ato dhe do të keni më shumë fatura. Është më mirë të blini me para të gatshme. Nëse ndodh kjo, shpenzoni sa më pak që mundeni. Ka mundësi të gjeni një burim tjetër të të ardhurave. Derisa ta gjeni, tregoheni sa më të kursyeshëm që mundeni.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Duhet të përcaktoheni se kush jeni dhe si ju shohin të tjerët. Ky është një urdhër i prerë. Nëse jeni serioz, duhet të punoni shumë dhe të qëndroni në rrjedha. Do ta keni të vështirë të kontrolloni zemërimin dhe xhelozinë. Por nëse ka dikush që mund të kalojë sfida të tilla, jeni ju. Ka gjasë se do t’ju duhet ndihmë profesionale. Ndiqni një program strikt që mund t’ju mbajë të fokusuar dhe produktiv. Do të jetë ndjenjë e mirë të çliroheni nga sjelljet e vjetra dhe të gjeni lumturinë.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ndryshimet po ndodhin prapa skenave por nuk jeni të sigurt se çfarë janë ato. Kjo situatë ju bën të ndiheni të frustruar. Më shumë keni dëshirë ta dini të vërtetën sesa të mbeteni në errësirë. Derisa eprorët tuaj janë të zënë me konferenca, juve do t’ju duhet të kryeni shumicën e punëve të rënda. Provoni të ruani energjinë. Do t’ju duhet për betejat e ardhshme.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Është e rëndësishme të bashkoheni me miqtë tuaj. Kohëve të fundit, keni qenë shumë të përfshirë në lidhje dashurie apo projekte kreative dhe keni mbetur jashtë shoqërisë. Është koha të bëni ndryshime. Mos u befasoni nëse të dashurit tuaj jua kthejnë shpinën. Askush nuk ka dëshirë të ndihet i neglizhuar. Duhet të insistoni dhe t’i ktheni për vete këta njerëz. Kërkoni falje për sjelljen tuaj dhe nisni një fillim të ri. Bëjeni këtë ose do të ndiheni shumë të vetmuar.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Do ta keni të pamundur ta kënaqni shefin tuaj. Sa herë që e përfundoni një punë, ai kërkon rishikime. Kjo do të zvogëlojë besimin tuaj. Madje do të filloni të pyeteni për mendjen tuaj të shëndoshë. Në fakt, jeni duke bërë gjithçka si duhet. Eprori juaj është ai që nuk është mirë. Për fat të keq, kjo po ndikon edhe në performancën tuaj. Kursejeni veten nga telashet dhe mos bëni shumë punë derisa ta keni një vizion më të qartë.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Duhet të merreni me një projekt të madh për të cilin mendonit se ka përfunduar. Do t’ju duhet kohë të përmirësoni gabimet e vogla. Kjo është një punë e mundimshme që ju vërtet e urreni. Në vend se të koncentreoheni në këtë fakt, është më mirë të punoni. Duke e stabilizuar rolin në ekip, do të arrini marrëveshje të mira pune. Është koha t’i tregoni shefit tuaj se mund t’ju besohen punët e ndjeshme. Gjithmonë veproni shpejt, por këto punë kërkojnë më shumë precizitet.