Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka theksuar se listat e veteranëve nuk pastrohen nga ata që i kanë fryer, por nga prokuroria.
Reagimi i Hotit vie pas deklaratës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli se do t’i pastrojnë listat e veteranëve.
“Listat e veteranëve nuk pastrohen nga ata që i kanë fryer, por nga prokuroria. Mjafton që prokurorët të mos kërcënohen”, ka shkruar Hoti në Facebook.