Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se shpërdorimet nga koalicioni PAN nuk po mund t’i përcjellin dhe demaskojnë as mediat dhe as OJQ-të.
Sipas Hotit, kjo mendësi politike po e thellon krizën dhe po e humb besimin e qytetarëve dhe partnerëve tonë, shkruan Gazeta Alo.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebok, Hoti ka shkruar se është në përgjegjësinë e opozitës që të mos lejojnë që këto shpërdorime të pushtetarëve të sotëm të harrohen dhe anashkalohen.
Postimi i tij i plotë:
Shpërdorimet nga koalicioni PAN nuk po mund t’i përcjellin dhe demaskojnë as mediat dhe as OJQ-të. Shpërdorimet e sotme po i mbulojnë ato të djeshmet. Kjo mendësi politike po e thellon krizën dhe po e humb besimin e qytetarëve dhe partnerëve tanë.
Është në përgjegjësinë tonë, si parti opozitare, të mos lejojmë që këto shpërdorime të pushtetarëve të sotëm të harrohen dhe anashkalohen. Akterët e këtyre shpërdorimeve duhet të marrin përgjegjësinë ligjore dhe politike./Gazeta Alo/