Fjalë Kyçe

Hoti: S’ka korrigjim të kufijve, qytetarët e Kosovës do të korrigjojnë lidershipin e tyre

Hoti: S’ka korrigjim të kufijve, qytetarët e Kosovës do të korrigjojnë lidershipin e tyre

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova që nga shpallja e pavarësisë asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të keqe si në çështjet e brendshme ashtu në marrëdhëniet ndërkombëtare, ku po vihet në pikëpyetje partneriteti me ShBA-në.

Nuk kemi parë asnjëherë degradim më të madh institucional dhe mosbesueshmëri ndaj lidershipit të vendit nga qytetarët, ka deklaruar Hoti, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka thënë se është hera e parë që një kryeministri të vendit i mohohet e drejta të udhëtojë në ShBA dhe se kjo po tregon edhe njëherë që Kosova ka një pozitë të keqe karshi ShBA-së.

Ndërsa, duke folur për korrigjim të kufijve tha se nuk do të ketë korrigjim, duke shtuar se presidenti Thaçi duhet të largohet nga kjo ide.

“Le ta ketë të qartë Presidenti, dhe të gjithë lobuesit rreth tij brenda dhe jashtë vendit, se korigjim të kufijve nuk do të ketë. Qytetarët e Kosovës do të korrigjojnë lidershipin e tyre. Në zgjedhje të lira, qytetarët e Kosovës do të zgjedhin një lidership lojal ndaj tyre dhe Republikës së Kosovës’, ka thënë Hoti.

Shefi i deputetëve të LDK-së kritika ka adresuar edhe për presidentin e vendit për moscertifikimin e anëtarëve të KQZ-së.

“Presidenti nuk është duke e kryer rolin e tij kushtetues dhe po lë në pasoja gjithë asamblistët dhe deputet, duke mos certifikuar anëtarët e KQZ”, tha ai.

Duke folur për taksën Hoti tha se është bërë strehë e plaçkitjes së madhe po bën Qeveria duke ndarë mjete financiare.

Pikërisht për këtë ai njoftoi se kanë thirrur dy seanca të jashtëzakonshme.

“Ne vlerësojmë se Kosova duhet të lirohet nga ky lidership aktual dhe zgjedhjet e reja janë zgjidhje”, shtoi Hoti./Gazeta Alo/