Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka vazhduar të hedh akuza ndaj koalicionit qeverisës, duke thënë se nuk mund të qeverisin.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti ka bërë thirrje që kjo qeveri të lëshoj rrugë sa më parë, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Kot e ka koalicioni i ”puneve te medha”. Nuk mund te qeverisin. Duhet te leshojne rruge sa me pare. Per te miren e qytetareve. Per te miren e ruajtjes se miqesive me partneret tane. Nuk ka vota nga opozita per te shkaterruar shtetin.
Kosoves i duhet qeveri pro evropiane, pro zhvillimit./Gazeta Alo/