Fjalë Kyçe

Hoxha: Duhet sa më shpejt të realizojmë Agjendën e Reformave Evropiane

Hoxha: Duhet sa më shpejt të realizojmë Agjendën e Reformave Evropiane

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian (KMIE), Ministrja Dhurata Hoxha, diskutoi për Rishikimin e Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe me këtë rast dha sqarime për ecurinë e procesit dhe ndryshimet në nën prioritetet.

Prioritetet që po i diskutojmë, ceku Ministrja Hoxha, përfshijnë 12 propozimet të cilat janë miratuar si KMIE në tetor 2018, si dhe komentet nga ana e Komisionit Evropian, të cilat janë miratuar në parim nga Zyra e Komisionarit Hahn.

Shtylla e parë ka 5 prioritete, Shtylla e dytë ka 6 prioritete, Shtylla e tretë ka 8 prioritete. Së bashku me prioritetet dhe nënprioritetet janë evidentuar edhe bartësit e përgjegjësive për secilën fushë.

Ministrja Hoxha vuri në pah se duhet të realizojmë Agjendën e Reformave Evropiane, pa asnjë hamendje, sa më shpejt, ngase kjo është rruga jonë e vetme.