Fjalë Kyçe

Hoxhaj kërkon të mosbllokohet dialogu: Duhet të shohim cilat janë objektivat afatgjate

Hoxhaj kërkon të mosbllokohet dialogu: Duhet të shohim cilat janë objektivat afatgjate

Vendimi i Qeverisë së nëntorit të vitit të kaluar, për vendosjen e taksës për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja ka mbërritur efektin e synuar.

Madje dëmi i shkaktuar ndaj Serbisë për këtë periudhë është mbi 150 milionë euro, i tha Ekonomia Online, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj. Hoxhaj thotë se me vendosjen e taksës Kosova i ka dhënë përgjigje të plotë Serbisë, se është shtet i pavarur dhe sovran.

Por i njeriu i tretë në Qeveri thotë se taksa duhet të pezullohet në mënyrë që të moslëndohen raportet me Amerikën e BE-në.

“Unë mendoj që taksa e ka mbërritur efektin e saj meqë taksa e ka goditur ekonominë e Serbisë, kur ne po flasim dëmi i ekonomisë serbe është mbi 150 milionë euro dhe nëse Serbia ka bërë përpjekje që ta përdor buxhetin e Kosovës për të tërhequr njohje, por të korruptuar Qeveri të ndryshme në botë. Unë mendoj që me këtë ne ja kemi dhënë një përgjigje të plotë Serbinë”.

“Por fakti që taksa po e lëndon raportet tona me Amerikën, po lëndon raportet tona me BE dhe po bllokon një proces siç është dialogu, i cili do të mund t’i shërbente Kosovës, është mirë që ta shohim se si të lëvizim përpara. Qëndrimi ynë është që taksa të pezullohet për një kohë për 120 dhe kjo të jep mundësi arritjes së një marrëveshje finale, nëse kjo nuk ndodh atëherë taksa do të duhej të rikthehet”.

Dialogu duhet të vazhdojë, thotë Hoxhaj, ngase Kosova duhet ta përmbyll shtetndërtimin.

Ai insiston se bllokada e dialogut dhe dështimi i dialogut nuk është në interes të Kosovës. “Unë mendoj që është mbi të gjitha në interes të Kosovës, por edhe të Serbisë që ne ta vazhdojmë dialogun që mos ta bllokojmë dialogun që ta marrim njohjen e ndërsjellët dhe që të arrijmë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Që pas 11 vjet të pavarësisë pas 20 vjet të lirisë  ta përmbyllim shtet-ndërtimin tonë”. “Dialogu nuk është një temë popullore në Kosovë, natyrisht që qytetarët e Kosovës e dinë se cila ka qenë politika e Serbisë dhe cila është politika e Serbisë në raporto me Kosovës.

Natyrisht që Serbia vazhdon me politikën e saj armiqësore, por unë mendoj që ne duhet ta tejkalojmë hijen tonë duhet të shohim se cilat janë objektivat tona afatgjate dhe unë e shoh dialogun si një instrument të rëndësishëm për të siguruar njohje të Kosovës dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”.

“Bllokada e dialogut dhe dështimi i dialogut nuk është në interes të Kosovës, po kjo temë nuk është temë që i takon vetëm një pjese të politikës në Kosovë, vetëm një partie politike unë mendoj që për interesa strategjike duhet të jemi unik dhe duhet të lëvizim përpara”.

Hoxhaj thotë se në korrik të këtij viti kosovarët do të marrin nga BE-ja vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave.Por Hoxhaj thotë se BE-ja nuk ka qenë fer me Kosovën, ngase nuk është shpërblyer për punën e bërë, raporton Ekonomia Online.  ”Liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit të kandidatit janë dy gjëra të ndryshme. Unë pres që në verën e vitit 2019 të ketë një vendim pozitiv nga ana e Këshillit Evropian sa i takon liberalizimit.

Ne i kemi përmbushur të gjitha standardet e mundshme dhe standardet që i kemi përmbushur janë dyfishi i standardeve që kanë përmbushur vendet e rajonit dhe unë besoj që pas zgjedhjeve që do të mbahen për Parlament Evropian në maj të këtij viti, në qershor eventualisht në korrik do të duhej të merret një vendim pozitiv sa i takon liberalizimit të vizave”.

“Sa që BE nuk ka trajtuar Kosovën fer sa qe BE nuk ka qenë i drejtë me Kosovën dhe ne nuk jemi shpërblyer për punën që e kemi bërë besoj që këto janë gjëra që i kemi thënë në 2018, unë mendoj që në vitin 2019 do të ketë një lajm të mirë”.

Statusi i kandidatit për anëtarësim sipas zëvendëskryeministrit të tretë në Qeverinë e Kosovës, varte nga zbatimi i MSA-së.Sipas tij, institucionet duhet të punojnë në përmbushjen e agjendës në mënyrë që të mund të aplikohet për statusin e vendit kandidatë, raporton EO.

“Ndërsa marrja e statusit të kandidatit do të varte shumë prej asaj se sa ne mund ta zbatojmë MSA-në. Ne e kemi pasur një agjendë të reformave e cila thirret ERA 1 e cila është në përmbushej e sipër dhe unë besoj që së shpejti do ta kemi edhe pakon e dytë të kësaj referoma dhe mandej pasi që të kemi plotësuar këto kritere do të duhet të aplikojmë për statusin e kandidatit”.

“Diçka çka do të duhej që ta kemi parasysh është që reformat e brendshme dhe lëvizja e jonë në raport me agjendën evropiane është lëvizje në kohë dhe lëvizje në hapësirë, prandaj duhet që ta japim maksimumin që realisht t’i përmbushim këto qëllime”.