Fjalë Kyçe

Hoxhaj përmend parimet e panegociueshme me Serbinë

Hoxhaj përmend parimet e panegociueshme me Serbinë

Pas 7 vjetësh negociata me Serbinë ende nuk janë qartësuar temat të cilat duhet të trajtohen tash, në dy muajt e para të vitit 2019, në mënyrë që në fund të muajit mars të nënshkruhet marrëveshja historike mes Kosovës e Serbisë.

Hoxhaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së tha se sipas pritjeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara atëherë muaji janar dhe shkurt do të jenë muaj dinamik.

“Nëse e kemi parasysh pritjen që e ka BE dhe Washingtoni, atëherë janari dhe shkurti do të jenë dinamik”, ka thënë Hoxhaj duke theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes finale do të duhej të bëhet në fund të muajit mars.

Ai ka thënë se duhet të shfrytëzohet gatishmëria amerikane që të jetë e përfshirë në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.

“Ka një vendosmëri amerikane që të jenë të përfshirë në proces, dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë rast. E nëse humb ky shans atëherë do të ketë ngecje të mëdha. Pasojat mund të jenë status quo, zhvendosja e Kosovës prej prioriteteve evropiane e amerikane”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka theksuar se nuk e dimë se çfarë Bashkimi Evropian do të kemi më 2019, dhe nuk e dimë se si do të duket bota.

“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, e një shtet i tillë duhet të ulet me Serbinë për të përmbyllur një marrëveshje. Cilat janë pritjet e ndërkombëtarëve janë herët të themi. Janë 4-5 parime që janë të panegociueshme si pavarësia, sovraniteti, integriteti territorial, e plani i Ahtisarit”, ka thënë ai.

Sipas tij marrëveshja do të jetë e zbatueshme nga të dyja palët.