Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili është kryesues i Komisionit për Platformën e Dialogut, pas reagimeve që erdhën nga Beogradi në lidhje me këtë dokument, ka thënë se nuk është fare i befasuar me këto reagime, por që është i zhgënjyer nga ato.
Hoxhaj theksoi se platforma e Kosovës është dokument paqe-bërës, transparent, dhe në linjë me rendin kushtetues në Kosovë si dhe praktikat ndërkombëtare të zgjidhjes së çështjeve të hapura në mënyrë paqësore.
Në anën tjetër, Hoxhaj tha se Serbia nuk është duke ndërmarrë asnjë hap në drejtim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.
“Nuk kanë as platformë”, shkroi Hoxhaj në Twitter.