Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka takuar kryetaren e re të CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila së fundmi është zgjedhur në këtë pozitë.
Hoxhaj e ka uruar kryetaren Kramp-Karrenbauer për marrjen e pozitës së re ndërkaq edhe e ka falënderuar për mbështetjen që partia e saj i ka dhënë Kosovës gjatë mandatit të kancelares gjermane Angela Merkel në krye të CDU-së.
Hoxhaj në një postim në Facebook, ka thënë se lidhja mes Kosovës dhe Gjermanisë është e fuqishme si në aspektin bilateral ashtu edhe mes popujve të të dyja vendeve.
“Pata kënaqësinë që gjatë Konferencës Evropiane të Mynihut ta takoj kryetaren e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer. E urova për marrjen e pozitës së re në CDU dhe e falënderova për mbështetjen që CDU-ja i ka dhënë Kosovës gjatë mandatit të kancelares Merkel në krye të CDU-së. Lidhja mes Kosovës e Gjermanisë është e fuqishme si në aspektin bilateral ashtu edhe mes popujve tanë”, ka shkruar Hoxhaj.