Katër persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën në Stamboll, për shkak të motit të keq me erëra ekstreme në qytetin më të madh të Turqisë dhe rajonet përreth tij.
Sipas zyrës së guvernatorit, mes viktimave ishte edhe një shtetas i huaj, ndërsa paralajmëroi se erërat e forta me shpejtësi deri në 130 km në orë do të vazhdojnë edhe të martën.
Erërat kanë rrëzuar pjesë të ndërtesave, duke përfshirë pllaka betoni nga çatitë dhe muret. Në pamje e transmetuara shihen këmbësorë duke u shpëtuar nga mbeturinat që fluturojnë nga era.
Kompania ajrore turke, Turkish Airlines, raportoi ndërprerje të orarit të fluturimit, ndërsa Bosfori është mbyllur për trafikun nga të dy drejtimet përcjell A2cnn.
Pamjet nga Izmiri treguan gjithashtu ngritjen e nivelit të detit, ndërsa rrugët ishin të mbushura me ujë.
Fierce storm causes damages in northwestern Turkey #Lodos #Fırtına pic.twitter.com/OCy2F9QuxY
— de Jonge Turken (@deJongeTurken) November 29, 2021