Fjalë Kyçe

Borrell reagon ashpër pas hyrjes së trupave ruse në Ukrainë

Borrell reagon ashpër pas hyrjes së trupave ruse në Ukrainë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pasi Rusia vendosi të dërgojë trupa në Ukrainë.

Borrell ka dënuar këtë veprim, teksa ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

“Dekretet e Presidentit Putin që urdhërojnë të ashtuquajturin mision paqeruajtës në të ashtuquajturit republikat popullore të Donetskut dhe Luhanskut janë një veprim i radhës agresiv ndaj Ukrainës, një shkelje e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të mblidhet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka shkruar Borrell në Twitter.