Fjalë Kyçe

Parlamenti rus vulos vendimin për dërgimin e ushtrisë jashtë Rusisë

Parlamenti rus vulos vendimin për dërgimin e ushtrisë jashtë Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin u kërkoi ligjvënësve leje për të përdorur forcën jashtë Rusisë. Kjo mund të hapë rrugën për një sulm më të gjerë ndaj Ukrainës.

Pas kërkesës së presidentit, parlamenti i ka dhënë dritën jeshile vendosjes së forcave jashtë Rusisë.

Duma ruse ka votuar unanimisht në favor të dhënies së autoritetit të presidentit Putin për të vendosur forcat e armatosura jashtë vendit.

Kjo zyrtarisht i lejon Putinit të dërgojë trupa në rajonin Donbas të Ukrainës.

Kreu i Dumës ruse thotë se ata presin që forcat të kryejnë detyra paqeruajtëse, por SHBA ka thënë më parë se thirrja e trupave paqeruajtëse ishte marrëzi./A2ccn