Fjalë Kyçe

Duda Balje kundër ligjit që lejon martesat brenda gjinisë së njëjtë

Duda Balje kundër ligjit që lejon martesat brenda gjinisë së njëjtë

Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje ka thënë se do të votojë kundër martesave mes gjinisë së njëjtë, e drejtë e cila pritet të përfshihet në Kodin e ri Civil.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Balje tha se nuk mundet të dalë kundër fesë dhe vlerave familjare me të cilat është rritur.

“Të dashur qytetar, Siç jeni në dijeni, nesër në rend të ditës në seancën plenare kemi në shqyrtim dhe votim Kodin Civil. Pikë e rendit të ditës është që ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njejtë. Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR. Kundër, sepse nuk perketë me kulturen, traditen në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë”, ka shkruar ajo.