Fjalë Kyçe

“Tanket ruse ma vranë nënën, si do t’i tregojë babait?”, ukrainasja me video prekëse

“Tanket ruse ma vranë nënën, si do t’i tregojë babait?”, ukrainasja me video prekëse

Një video prekëse e një ukrainase, së cilës ia kanë vrarë nënën ushtria ruse, po qarkullon nëpër rrjetet sociale.

Videoja është shpërndarë nga ish-diplomati ukrainas, Olexander Scherba, në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’.

“Afër Kharkivit, tanket ruse qëllonin mbi makina civile. Vranë nënën time, plagosën një ushtar dhe vranë një tjetër… Si t’ia them babit? Prindërit e mi ishin gjithçka që kisha…”, citohet të ketë thënë ukrainasja.

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se 57 persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve ruse./lajmi.net