Fjalë Kyçe

Negociatat në pikëpyetje, raketa Iskander lëshohet nga Bjellorusia në drejtim të Ukrainës

Negociatat në pikëpyetje, raketa Iskander lëshohet nga Bjellorusia në drejtim të Ukrainës

Bjellorusia ka lëshuar një raketë në drejtim të Ukrainës, raporton BBC.

Një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, ka thënë se një raketë Iskander është lëshuar nga Bjellorusia në Ukrainë pak pas orës 17:00 të së dielës.

“Iskander u lëshua në Ukrainë pranë Mozyr. Kjo do të thotë se ata shkaktuan vdekje diku. Ky është armëpushimi që ne kemi?”, ka thënë këshilltari i ministrit ukrainas.