Fjalë Kyçe

Rusët marrin nën kontroll qytetin në jug të Ukrainës, kryebashkiaku: Erdhën në zyrë e më thanë…

Rusët marrin nën kontroll qytetin në jug të Ukrainës, kryebashkiaku: Erdhën në zyrë e më thanë…

Ushtria ruse ka marrë nën kontroll qytetin Berdyansk, i cili gjendet në jug të Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku i këtij qyteti Oleksandr Svidlo.

Berdyansk është një qytet me rreth 100 mijë banorë dhe ka një bazë të vogël detare. Sipas kryebashkiakut, rezistenca nuk ka qenë shumë e madhe për këtë qytet.

“Pak orë më parë, pamë se si pajisje të rënda ushtarake dhe ushtarë të armatosur hynë në qytet dhe filluan të përparojnë në të gjithë territorin. Sapo mësova për këtë, u përpoqa të informoj të gjithë banorët e qytetit që të keni mundësi të fshiheni në strehimore. Ushtarët rusë u futën në komitetin ekzekutiv duke e marrë atë nën kontroll. Ata na kërkuan të vazhdonim punën, por nën kontrollin e armëve. Unë e vlerësova këtë propozim si të papranueshëm, kështu që u larguam nga godina”, tregon Svidlo.

“Sot Berdyansk ishte në vijën e zjarrit. Nuk e di se si do të jetë nesër, por mendoj se sonte do të jetë shumë, e vështirë”, mbyllet reagimi i kryebashkiakut.