Fjalë Kyçe

Publikohen dokumente sekrete që i harruan rusët në Ukrainë

Publikohen dokumente sekrete që i harruan rusët në Ukrainë

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar disa dokumente, të cilat sipas tyre janë të ushtrisë ruse, të cilat janë harruar nga ta nga “paniku”.

Në bazë të këtij postimi, forcat ukrainase thonë se në këto dokumente ka planfikime për luftë në Ukrainë, të miratuara më 18 janar të këtij viti.

Po ashtu, kanë bërë të ditur se në dokumente përshkruhet që pushtimi të zhvillohet brenda 15 ditëve.

“Dhe ne do t’u themi një gjë okupatorëve rusë: lërini pajisjet dhe dokumentet sekrete, do të na duhen, e para – për mbrojtësit tanë, dhe e dyta – për Hagën”, thuhet në postimin e forcave ushtarake të Ukrainës.