Fjalë Kyçe

Përfundon raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi, ja për çfarë u dakordësuan palët

Përfundon raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi, ja për çfarë u dakordësuan palët

Ka përfunduar pas 3 orësh raundi i dytë i bisedimeve mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë për zgjidhjen e krizës që ka çuar në përplasje ushtarake dy vendet tashmë prej 3 ditësh.

Mediat ruse raportojnë se në takimin e dytë është arritur dakordësi për disa çështje, mes të cilave vendosja dhe e një armëpushimi të përkohshëm për krijimin e korridoreve humanitare.

Palët nuk arritën një marrëveshje për ndalimin e luftimeve ose përfundimin e operacionit special rus, por bënë përparim në çështjet humanitare.

Gjithashtu, është vendosur që të ketë dhe një raund të tretë negociatash.

Raundi i dytë i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë u mbajt në Brest të Bjellorusi.

Në këto negociata Ukraina kërkon ndalim të menjëhershëm të sulmeve, armëpushim, hapjen e korridoreve për evakuimin e civilëve nga qytetet e bombarduara.

Ndërsa pozicioni i Rusisë nuk ka ndryshuar që nga dita e parë: Ukraina duhet të “demilitarizohet” dhe të “denazifikohet”. Gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, duhet të njihet si pjesë integrale e saj. Dy krahinat separatiste në Ukrainë, Republika Popullore e Luhanskut dhe Republika Popullore e Donetskut, të njihen si të pavarura zyrtarisht./A2cnn