Fjalë Kyçe

Presidenti ukrainas do të mbajë nesër “fjalim historik” për parlamentin britanik

Presidenti ukrainas do të mbajë nesër “fjalim historik” për parlamentin britanik

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të mbajë një “fjalim historik” për deputetët britanikë virtualisht nesër në orën 17:00, shkruan Skynews.

Fjalimi që do të jepet nëpërmjet një lidhjeje me video, u konfirmua nga Lindsay Hoyle këtë mbrëmje.

Ai tha: “Çdo parlamentar dëshiron të dëgjojë nga presidenti, i cili do të na flasë drejtpërdrejt nga Ukraina, kështu që kjo është një mundësi e rëndësishme për Dhomën e Përfaqësuesve”.