Fjalë Kyçe

Putin “nuk duket i gatshëm për t’i dhënë fund luftës”, thotë presidenca franceze

Putin “nuk duket i gatshëm për t’i dhënë fund luftës”, thotë presidenca franceze

Më herët sot, pati një bisedë 75-minutëshe mes presidentit rus Vladimir Putin, presidentit francez Emmanuel Macron dhe liderit gjerman Olaf Scholz.

Në minutat e fundit, një zyrtar i presidencës franceze ka dhënë disa detaje të thirrjes.

Zyrtari tha se Putin “nuk dukej gati për t’i dhënë fund luftës” në Ukrainë, shkruan skynews.

Liderët e Francës dhe Gjermanisë kishin bërë thirrje për një armëpushim si kusht përpara negociatave të strukturuara.

Ata gjithashtu i thanë Putinit se shkatërrimi nga forcat ruse duhet të ndalet, tha zyrtari.