Fjalë Kyçe

Lufta në Ukrainë, sërish shpërthime në Kiev

Lufta në Ukrainë, sërish shpërthime në Kiev

Disa shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të dielën vonë, sipas ekipit të CNN në terren.

Shpërthimet goditën rrethin Podil të kryeqytetit ukrainas, duke përfshirë zona banimi dhe biznesi, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

“Sipas informacioneve shpërthimet kanë ndodhur në disa shtëpi dhe në një nga qendrat tregtare. Ekipet e shpëtimit, mjekët dhe policia janë tashmë në vendngjarje”, tha Klitschko.

Më herët të dielën, pati zjarr masiv kundërajror mbi Kiev.