Fjalë Kyçe

Këshilltari i Zelenskyt paralajmëron për ditë të vështira

Këshilltari i Zelenskyt paralajmëron për ditë të vështira

Këshilltari i presidentit Volodymyr Zelensky, Oleksiy Arestovych është shprehur se ditët e ardhshme nuk do të jenë aspak të lehta.

“Mendoj se do ta rimarrim Mariupolin, lindjen e Ukrainës dhe jugun. Por, nuk do të jetë aspak e lehtë. Kemi kapur shumë mjete ushtarake ruse, që kishin mbetur pa karburant, dhe ia kemi dhënë forcave tona të armatosura. Ofensiva jonë po ecën mirë”, tha Arestovych.

Ai iu bëri një thirrje qytetarëve ukrainas që banojnë në zonat e çliruara dhe në zonat ku nuk ka kërcënim që t’i kthehen jetës normale.

“Në zonat e çliruara nga armiku, në zonat ku nuk ka kërcënim dhe aq më shumë në qytetet në qendër dhe perëndim të vendit, njerëzit duhet t’i kthehen jetës normale. Ringritja ekonomike është shumë e rëndësishme për të rikthyer jetën normale sociale dhe politike. Sigurisht që ndikon edhe në psikologjinë e njerëzve”, u shpreh ai.