Fjalë Kyçe

Projeksionet e nxjerrin Macronin fitues të zgjedhjeve

Projeksionet e nxjerrin Macronin fitues të zgjedhjeve

Projeksionet e televizioneve franceze tregojnë se Emmanuel Macron ka fituar mandatin e dytë në zgjedhjet presidenciale të Francës me 58 për qind të votave.

Francezët kanë votuar më 24 prill për të zgjedhur presidentin e tyre për pesë vjetët e ardhshëm.

Macron ka garuar kundër kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Ajo besohet se ka fituar 42 për qind të votave.

Projeksionet e përgatitura nga mediat franceze janë kombinim i rezultateve reale dhe atyre të sondazheve, andaj konsiderohen tejet të besueshme./rel