Një gazetar ka vdekur pasi është qëlluar me armë në pjesën juglindore të Afganistanit.
Sultan Mahmoud Khairkhwa, 60-vjeçar, vdiq për shkak të plagëve nga armët e zjarrit pasi ishte qëlluar në kokë më 15 mars nga disa sulmues të panjohur në qytetin Khost.
Ky është gazetari i katërt që vritet vetëm gjatë këtij viti në Afganistan.
Khairkhwa ka punuar për televizionin privat “Zaman”. Është raportuar se autoritetet e sigurisë i kanë vrarë sulmuesit e gazetarit.
Javën e kaluar, Nisar Ahmadi, gazetar i një televizioni lokal, u vra nga shpërthimi i një bombe në veturë në provincën jugore të Helmandit.
Përndryshe, Komiteti për Siguri të Gazetarëve ka bërë thirrje që qeveria të bëjë më shumë për mbrojtjen e gazetarëve në Afganistan, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.