Qeni i parë që rezultoi pozitiv me koronavirus në Karolinën e Veriut ka humbur jetën.
Qeni që kishtë shfaqur shënja shqetësimi në frymëmarrje, u dërgua në Spitalin Shtetëror Veterinar të NC më 3 gusht.
Ai përfundoi duke iu nënshtruar sëmundjes akute dhe pronari njoftoi stafin në spitalin veterinar që një anëtar i familjes kishte rezultuar më parë poztiviv me Covid-19.
Sipas NCDHHS, mostrat nga kafsha u morrën dhe më pas për u dërguan drejt laboratorit për të kuptuar a ishte i infektuar me koronavirusin apo jo.
Familja së bashku me zyrtarët e shëndetit shtetëror dhe Departamendi i KArolinës së Veriut për Bujqësi dhe Shërbime të Konsumatorit u njoftuan menjëherë për rezultatin pozitiv.
“Nuk ka asnjë indikacion akoma nëse qentë mund të trasmetojnë virusin te kafshët e tjera, kështu që nuk ka asnjë justifikim në marrjen e masave kundër kafshëve”– tha Veterineri i Shtetit, Dr Doug Meckes në deklaratën e dhënë për NCDHHS.