Fjalë Kyçe

Humbin jetën katër persona nga rënia e vinçit në SHBA (Video)

Humbin jetën katër persona nga rënia e vinçit në SHBA (Video)

Katër persona humbën jetën, ndërsa dëme të shumta materiale u shkaktuan nga rënia e një vinçi në qytetin amerikan të Seattle, shtunën rreth orës 15:30 me orën lokale.

Ata që u vranë ishin dy punëtorë vinçi dhe dy shoferë në makinash.

Një grua, foshnja e saj dhe një djalë në të 20-at u plagosën dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarët.

Dëshmitari Esther Nelson u tha Seattle Times-it se vinçi u shfaq i përgjysmuar gjatë erërave të forta.

“Gjysma e tij po fluturonte anash në ndërtesë, gjysma tjetër ra në rrugë, duke kaluar dy korsi trafiku”, tha ajo.

Më poshtë shihni momentin e rrëzimit të vinçit.