Fjalë Kyçe

Humbje të reja për ushtrinë ruse, dy kolonelë dhe dy nënkolonelë të vdekur

Humbje të reja për ushtrinë ruse, dy kolonelë dhe dy nënkolonelë të vdekur

Ushtria ruse nuk ndalet së numëruari viktima në frontin e luftës me Ukrainën. Kjo pasi siç u bë e ditur të premten, varrimi i kolonelit Aleksandër Bespalov u bë në rajonin e Ozerskut.

Sipas një deklarate lokale, Bespalov u vra në Ukrainë gjatë një “operacioni special ushtarak”. Në të njëjtin njoftim theksohet se koloneli ka qenë komandant i Regjimentit të 59-të. Ndërkohë në foton e kolonelit të vdekur, shihet ai ka të varur në gjoks dy radhë medaljesh.

Vihet re se Ozersk është një qytet i mbyllur rus i koduar me emrin City 40. Në fakt, është qyteti ku lindi programi bërthamor sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.

Disa ditë më parë, më 30 mars, autoritetet ukrainase njoftuan vdekjen e një koloneli tjetër. Ishte Dennis Kurilo, komandanti i Brigadës së 200-të , i cili u vra gjatë një beteje në Kharkov.

Në të njëjtën ditë u mbajt edhe varrimi i nënkolonelit Dmitry Dormidodov, i cili u vra më 20 mars pas një sulmi me raketa, transmeton abcnews. Një tjetër viktimë ruse ishte nënkoloneli Igor Zakharov, i cili u varros në qytetin e Kirzakh. Në fakt, Zakharov u nderua pas vdekjes me Medaljen e Guximit nga Presidenti rus Vladimir Putin.