Fjalë Kyçe

Hungaria ofron 30 mijë euro për të gjitha çiftet, por kanë këtë kusht

Hungaria ofron 30 mijë euro për të gjitha çiftet, por kanë këtë kusht

Qeveria hungareze po iu ofron çifteve të martuara një shpërblim prej 30 mijë e 590 eurove nëse ata bëjnë tre fëmijë.

Sikur shumë vende të BE’së, vendi po vuan për forcë punëtore derisa punëtorët po e lëshojnë vendin në kërkim të rrogave më të mëdha.

Kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij e së djathtës ekstreme Fidesz duan që të inkurajojnë rritjen e popullsisë me anë të familjes dhe jo me anë të emigracionit.

Shkalla e fertilitetit në BE është 1.59 ndërsa në Hungari është 1.49 fëmijë për një grua.

Çiftet duhet të plotësojnë këto kushte:

-Duhet të jenë të martuar

-Së paku për njërin duhet të jetë martesa e parë

-Gruaja duhet të jetë e moshës prej 18-40 vjeç

-Së paku njëri nga të dy duhet të i ketë të paguara kontributet sociale në tre vitet e fundit në Hungari.

Qeveria ka vënë edhe masa tjera lehtësuese për të blerë makina për familje, për blerjen e shtëpive të reja dhe një përjashtim nga pagesa e taksës të të ardhruave për gratë që kanë rritur së paku katër fëmijë.