Dy persona janë arrestuar dje në Fushë Kosovë, pasi kishin hyrë në një market për të kryer grabitje nën kërcënimin e armës.
Arrestimi i tyre është bërë gjatë reagimit policor dhe është sekuestruar një pistolete me pesë fishekë.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE NË TENTATIVË/Rr. Tahir Zajmi, Fushë Kosovë 02.03.2022 – 11:05. Gjatë reagimit policor janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se kishin hyrë në një market dhe nën kërcënim të armës kishin tentuar të kryenin Grabitje. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku te njëri nga të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë (5) fishek. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.