Ahmed Ali, 34 vjeçar, ka tentuar që ta vrasë të dashurën e tij, pasi që e kishte ndjekur në rrugë, e për këtë ai është dënuar me 19 vjet burg.
Ali, gjatë kohës sa po e ndiqte të dashurën e tij, Olivia Spinks, i kishte thënë “ti do të vdesësh”. E gjithë ngjarja kishte ndodhur në rrugën Cardiff të Uellsit.
E dashura e tij Spinks, shihet tek sap o vraponte për ta shpëtuar jetën e saj, dhe kërkoi strehë në një lokal afër, por Ali arriti që të hyjë brenda dhe e kishte therur në kokë dhe në qafë.
Pamjet tregojnë se si Spinks, tentoi që ta mbajte dorën të mbyllur, ndërkohë që i dashuri i saj e hapi derën me dhunë, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Spinks, pasi që u ther në kokë e qafë, kishe ecur pak jashtë lokalit e pas pak hapave që i kishte bërë, kishte humbur ndjenjat. Një dëshmitari të ngjarjes i kishte thënë: “E di se po vdes. Thoni nënës time se e dua”.
Prokurori Michael Jones, tha se sulmi që i ishte bërë më 24 shkurt është brutal dhe jo njerëzor.
Spinks, ishte dërguar në spital, por edhe pse në rrezik për jetë, ajo kishte arritur mrekullisht të shpëtonte.
Ndërkohë, sipas hetimeve, Ali kishte tentuar po atë ditë që ti blinte disa thika të mëdha, të cilat përdoren për kuzhinë, por atij nuk iu lejua të blinte, për shkak letërnjoftimit të tij i kishte kaluar afati.