Një shtëpi në Pejë është përfshirë nga zjarri nga shkaqe të panjohura.
Rastin në policia e ka raportuar pronari i shtëpisë, shkruan Gazeta Alo.
Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante policore, njësiti i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin, si dhe eksperti i zjarreve.
Nga zjarri në tërësi është djegur kati i dytë i shtëpisë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Rasti vazhdon të hetohet nga kompetentet./Gazeta Alo/