Fjalë Kyçe

I hyjnë vushtrrasit në shtëpi për ta grabitur, pasi s’i gjejnë para e sulmojnë me shkop druri

I hyjnë vushtrrasit në shtëpi për ta grabitur, pasi s’i gjejnë para e sulmojnë me shkop druri

Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona të dyshuar për një grabitje në tentativë në një shtëpi në Vushtrri.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë hyrë në shtëpinë e viktimës ku nën kërcënimin e një shkopi druri i kanë kërkuar para dhe pasi nuk kanë gjetur para i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Njoftimi i plotë:

Sonte rreth orës 18:00, në Stacionin Policor në Vushtrri është raportuar se në rrugën ‘Shote Galica’ persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull/kosovar për t grabitur më pas ishin larguar.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta operativo-hetimore, mbi bazën e informacioneve të pranuara nga viktima njësitet policore menjëherë janë vënë në kërkim të të dyshuarve, si rezultat i hetimeve janë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar.

Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se tre personat e dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e viktimës ku nën kërcënimin e një shkopi druri i kanë kërkuar para, pasi nuk kanë gjetur para viktimës i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor./sinjali