Një person në Pejë ka ndërruar jetë, njofton policia përmes raportit 24 orësh.
Viktima derisa ishte duke pritur në një stacion të autobusëve i është keqësuar gjendja shëndetësore, ku më pas i njëjti është dërguar në spital dhe mjeku ka konstatuar se personi ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Alo/