Fjalë Kyçe

I keqësohet gjendja pas lindjes, vdes një grua në Prishtinë

I keqësohet gjendja pas lindjes, vdes një grua në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ankuesi mashkull ka raportuar se bashkëshortja e tij pas lindjes së fëmijës i është keqësuar gjendja shëndetësore, dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po vazhdon të hetohet