Fjalë Kyçe

I kishte borxh 600 mijë dollarë/ Ekzekutimi dramatik, kapet duke fshirë gjurmët

I kishte borxh 600 mijë dollarë/ Ekzekutimi dramatik, kapet duke fshirë gjurmët

Momenti kur një gangster britanik përpiqet të mbulojë gjurmët pas ekzekutimit të dy personave të cilëve u kishte borxh gati 600 mijë dollarë, është filmuar nga kamerat e sigurisë, duke ia lehtësuar shumë punën policisë.

Will Henry, 31 vjec, vëllai i aktorit Matt Henry, dhe 29 vjecari Brian McIntosh, u gjetën të vrarë në një automjet tip Range Rover. Pamjet filmike treguan sesi Jonathan Houseman i qëlloi për vdekje të dy burrat nga sedilja e pasme e pastaj, 10 minuta pas vrasjes, u filmua në një garazhin e një qendre tregtare duke hequr rrobat e gjakosura e duke e spërkatur veten me një lëng pastrues, në përpjekje për të humbur gjurmët.

Rrobat më vonë i dogji, por detektivët që gjetën viktimat, nuk e patën të vështirë ta identifikonin ekzekutorin e tyre falë filmime, ekzistencën e të cilave ai nuk e dinte. Mësohet se Henryt dhe McIntoshit, vrasësi u detyrohej shumën e madhe për shkak të disa punëve që kishin bërë për të, por nuk ishin paguar dhe kjo i zemëroi shumë.

Gjatë seancës gjyqësore, Houseman u përpoq të hiqte përgjegjësinë nga vetja me pretendimin se një person i katërt kishte shtënë mbi dy të rinjtë, por gjykatësi nuk e besoi e tha se ai po e shpikte këtë individ nga i cili nuk ka asnjë gjurmë, vetëm që të shpëtojë nga dënimi.