Fjalë Kyçe

I riu mbante trupin e pajetë të së dashurës në një enë plastike për të qenë pranë saj

I riu mbante trupin e pajetë të së dashurës në një enë plastike për të qenë pranë saj

Autoritetet e Arizonës në SHBA u përballën me një rast të tmerrshëm kur një burrë tha se mbante trupin e të dashurës së tij të dekompozuar në një enë plastike sepse donte të qëndronte pranë saj. Daniel Blas Torrealba, 21 vjeç dhe vëllai i tij u arrestuan pasi policia gjeti eshtrat e të dashurës të mbështjella, sipas Independent.

Destiny Munoz ishte gjithashtu nëna e fëmijës së tij 1 vjeç. Munoz u qëllua për vdekje, por autori pretendoi se kishte qëlluar veten gjatë një zënke. Pasi Munoz vdiq, Torealba i dërgoi një mesazh familjes së saj duke përdorur telefonin e saj në mënyrë që “ata të mos shqetësoheshin për të”

Sipas të dhënave të gjykatës, Torealba dhe vëllai i tij akuzohen se mbuluan vdekjen e vajzës me një plan për ta copëtuar atë me sharrë elektrike dhe për ta varrosur.